Ekipet për shpëtim dhe ekspertët për vlerësimin e situatës të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave të Republikës së Kosovës, të cilat janë nisur sot në mëngjes me miratimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj, kanë mbërritur në qytetin e Fierit të Republikës së Shqipërisë, ku kanë filluar operacionet e shpëtimit.
“Ekipet tona të shpëtimit janë pritur nga drejtori i Emergjencave Civile të Shqipërisë, Shemsi Prenqi dhe bashkërisht do të veprojmë në ndërhyrje për shpëtim në vendet më të prekura në rajonine Fierit”, thuhet në komunikatën për media.
Një pjesë e ekipit tonë, i cili është i përgatitur sipas standardeve evropiane nga projekti “IPA Flood” dhe në kuadër të këtij programi është duke vepruar me ekipin homolog shqiptar,ndërsa pjesa tjetër e ekipit është duke kryer operacione në fshatin Novosellë të Fierit.
Qyteti i Fierit është njëra nga zonat më të rrezikuara pas përmbytjeve, problemet më të mëdha deri më tani i ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit “Vjosa”.
Ky është intervenimi i dytë i Agjencisë për Menaxhim Emergjent i Republikës së Kosovës në rajon, pas ndihmës që i kanë dhënë Republikës së Maqedonisë.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...