Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michel Davenport.
Në këtë takim morën pjesë, u.d. Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, Albulena Ukimeraj dhe Rachel Rushby – Zyrtare e lartë ligjore në OSBE.
Qëllimi i takimit ishte, njohja dhe diskutimi më për së afërmi lidhur me të arriturat, sfidat dhe bashkëpunimin që ka Oda e Avokatëve të Kosovës me OSBE-në.
Kryetari Ejupi, në këtë takim falenderoi Ambasadorin Davenport, të cilit fillimisht i shprehu urimet më të përzemërta për detyrën e re të shefit të OSBE-së në Kosovë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, që i ka dhënë Odës së Avokatëve të Kosovës, ndër vite, duke mbështetur atë në realizimin e shumë aktiviteteve, të cilat prekin interesin e drejtpërdrejtë të avokatëve dhe avokatisë në përgjithësi. Poashtu i njejti njoftoj Ambasadorin për vështirësitë të cilat i ka OAK, si rezultat i Pandemisë Covid-19 dhe sfidat me të cilat aktualisht ballafaqohet avokatia, duke kërkuar që mbështetja nga parnterët të vazhdoj.
“Oda do të mbetet e përkushtuar që të vazhdoj bashkëpunimin me OSBE-në dhe se vizita e Ambasadorit është nderë për mua dhe OAK-në. Kjo vizitë tregon se ky bashkëpunim do të vazhdoj me qëllim të përmbushjes së misionit të Odës në raport me sistemin e drejtësisë por edhe në krijimin e lehtësirave në ushtrimin e profesionit të avokatit”.
Ambasadori Davenport, tha se është i interesuar që të vazhdoj mbështetjen e OSBE-së për Odën e Avokatëve të Kosovës, në forcimin e kapaciteteve të saja, me qëllim të realizimit dhe përmbushjes së detyrave të saj, për forcimin e sistemit ligjor dhe shtetit të së drejtës./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...