
Screenshot
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të shihen si kriminelë për veprimet e tyre gjatë luftës për liri.
Rama tha se nuk është e tmerrshme të mendohet se shpëtimtarët e një kohe kur ekzistenca e Kosovës ishte në rrezik, duhet të paraqiten para një gjykate ndërkombëtare.
Rama gjithashtu kritikoi reagimet e disa shqiptarëve, të cilët, sipas tij, e trajtojnë Thaçin si armik politik edhe përpara gjykatës, duke harruar kontributin e tij historik për pavarësinë e Kosovës.
“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkroi Rama./Arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit