Kryeministri Edi Rama, në Kuvend, ndërsa po prezanton synimet në këtë mandat të tretë qeverisës, permendi edhe çështjen e ‘Open Balkan’.
Sipas Ramës, Serbia tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin.
“Open Balkan është i hapur është për te gjithë fermerët sidomos për fermerët shqiptar që janë sot eksportuesit më të mëdhenj në rajon. ‘Open Balkan’ është i turisteve, dhe i punëtoreve e i atyre që duan. Në një rajon më të vogël këto shtete përgatiteten që kur të futen në BE të kenë nxjerrë dhe disa konkluzione ku është tradhtia këtu, asimilimi, apo do përfitojë Serbia se është me madhe, por Serbia tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin”, tha Rama./arbresh.info/
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës