Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës në Gjermani ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës duke sqaruar se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për një veprim të tillë.
Ai në një konferencë për media së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, tha se shpreson që shteti gjerman të ndikojë në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Unë shpresoj që Gjermania përveç se të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit dhe pranimit nga i gjithë Këshilli Evropian njëzëri të uljes në tryezë për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë në nivelin e BE-së edhe liberalizmin e vizave për Kosovën. Është një proces i merituar për shumë vite, por i bllokuar dhe shpresoj të çlirohet”, tha Edi Rama.
Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...