Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, i bëri një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veri të Kosovës.
“Spanja ka një pozicion të ndryshëm për Kosovën, për arsye që lidhen me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre. Por, sidoqoftë, ne kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë ka patur një përshkallëzim të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër, janë për t’u zbatuar, jo për t’u diskutuar. I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar dhe është e vlefshme për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi”, u shpreh Rama. /arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...