Zvicra dhe Suedia do të duelojnë sot me fillim në or a16:00 dhe mediat në Zvicër, me të drejtë e shohin këtë ndeshje si një prej ngjarjeve shumë të rëndësishme. Mirëpo, ajo që ka bërë Tages Anzeiger është e veçantë. Kanë vendosur një tituj shqip, në një reportazh që kanë bërë në Zhegër, vendlindjen e Xherdan Shaqirit.
Gazeta e mirënjohur zvicerane “Tages Ainziger” ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit, në prag të ndeshjes Zvicër-Suedi.

“Hajde Zvicër. Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Anzeiger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri. Në këtë reportazh gjerë e gjatë shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët para kësaj ndeshje, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.
Një kualifikim mes tetë më të mirave të botës, do ta ndihmonte Zvicrën të barazonte rezultatin më të mirë të arritur nga ata në një Kupë të Botës, të regjistruar në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në 1954-ën.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër