Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për tentim-sulmin nga dy aktivistë të VV-së ndaj gazetarit, Berat Buzhala.
Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ky akt është i papranueshëm në shoqërinë tonë, shkruan lajmi.net.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët dhe liderët që të distancohen nga akte të tilla.
‘Tentim sulmi ndaj drejtorit të “Gazetës Express”, Berat Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë tonë. Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla’, ka shkruar Thaçi
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...