Të enjten dhe të premten, përmirësim i shkurtër i motit, temperaturat në rritje. Në fundjavë sërish me të reshura shiu.
Pas reshjeve të shiut që ranë gjatë ditës së mërkurë, në dy ditët e ardhshme pritet përmirësim i shkurtër i motit, reshjet do të pushojnë dhe vransirat do të shpërndahen.
Mirëpo një tjetër ciklon nga Atlantiku do të depërtojë nga rajoni ynë, që nga e premta në mbrëmje dhe ditëve të fundjavës sjellë sërish vransira dhe të reshura shiu, e ditën e dielë mot më të freskët.
Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të vazhdojnë të sillen përreth vlerave mesatare. Orëve të mbrëmjes vlerat e çastit mund të kalojnë në të pashëndetshme, mirëpo herë pas here do të zbresin edhe në vlera të mira.
5.03 – Paradite me vransira. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
6.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë, e gjatë ditës butë. Në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
7.03-08.03 – Ditën e shtunë kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu. Ditën dhe në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu. Të dielen, më freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise kodrinoro-malore borë.
9.03 – Kryesisht me diell
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 5C, ndërsa maksimalet nga 10C deri në 13C, e ditën e diel do të zbresin në 5C deri 6C.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje përreth vlerave normale, e nga dita e premte në rënie./express
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...