Grupi i njohur kosovar i humoristëve “Stupcat”, në dy vitet e ardhshme, do të jenë fytyra e “Valës”.
Drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, të martën në një konferencë me gazetarë, tha se ka kënaqësinë që “në mesin e të kthyerve në gjirin tonë”, në komunitetin e Valës, po vijnë edhe grupi i artistëve më të mirë dhe popullorë në vend.
“Vala për herë të parë, zyrtarisht ka dhe fytyrat e veta, që do të përdoren, nga sot e tutje, për dy vite…Kanë ardhur në vendin ku është dasht me qenë”, u shpreh Mustafa.
“Stupcat” do të bëjnë reklamat televizive të Valës, si dhe do të ndihmojnë në çështjet e relacioneve me publikun. Mustafa pret që kjo të ndikojë në fuqizimin e mëtutjeshëm të kësaj kompanie.
Drejtori Mustafa përsëriti se janë 20 mijë persona, të punësuar në PTK dhe familjarë të tyre, që varen drejtpërdrejt nga rifuqizimi dhe zhvillimi i Valës.
Vedat Bajrami, ikona e grupit humoristik, beson se me përvojën e tyre edhe në fushën e marketingut, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë dhe në kthimin e klientëve të Valës.
“Krejt po kthehen, edhe ne nuk patëm kah me shku”, tha Bajrami.
Në mënyrë simbolike, drejtori Mustafa ua ka dhënë nga një numër të Valës dy humoristëve të njohur.
Në konferencën e sotme për shtyp, Mustafa po ashtu bëri të ditur se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) pritet “ta heqë” nga emri i saj akronimin “Posta” dhe do të quhet vetëm Telekomi i Kosovës.
Ai bëri të ditur se për ndryshimin e emrit ka vendosur sot Bordi i drejtorëve të PTK-s. Por, vendimi duhet të miratohet edhe formalisht nga Qeveria e Kosovës.
Vendimi vjen pasi Posta, e cila ka qenë pjesë e PTK-së, tashmë qe sa kohë është ndërmarrje e re.
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...
Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedon...