Mursel Zymberi nga Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës ka thënë se pos policëve dhe mjekëve qeveria duhet të shpërblejë edhe disa kategori tjera të sektorit publik.
Zymberi për RTV Dukagjinin ka thënë se kjo sindikatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përkrahë edhe shërbyesit civile apo administratën dhe punëtorët socialë.
“Kërkesat tona janë shumë humane dhe minimale”, tha ai.
Kryesindikalisti i këtij sektori ka thënë se shërbyesit civil brenda Policisë së Kosovës ndihmojnë policinë dhe pa ta as që do të mund të funksiononte institucioni.
“Edhe punëtorët social vazhdimisht janë duke u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë. Kemi edhe sektorin e administratës civile që ka nevojë për përkrahje pasi ata edhe në këtë ditë janë në shërbim të qytetarëve”.
I pari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës thotë se tri kategoritë e përmendura duhet të përkrahen me mbështetje financiare me një shumë të caktuar.
“Nuk është numër i madh i punëtoreve dhe nuk do të ngarkohet buxheti i Kosovës. Pse të mos përkrahen edhe këto kategori”.
Zymberi thotë se janë në pritje të një përgjigje nga Qeveria e Kosovës që do t’i mbështeste edhe këta punëtorë me një pako mbështetëse.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...