Fillojnë të zbardhen për publikun bisedat e përgjimeve të grupit mafioz që drejtohej nga kushëriri i ish-ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.
Gjithashtu nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit përfshihet edhe Kosova,shkruan albeu.com.
Ndërkohë që autoritetet italiane kanë publikuar dosjen e plotë prej 416 faqesh të përgjimeve të grupit të Habilajve, aty kalon shpesh emri “Saimir” i cili sipas tyre ka të bëjë me një politikan të rendësishëm në Tiranës.
Por nga bisedat e dy anëtarëve të këtij grupi Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj përfshihet edhe Prishtina.
Albeu.com zbardh bisedën në të cilën njëri nga anëtarët e dyshuar thotë se do të shkojë në Prishtinë të marrë në një vend ose person 200 mijë euro pasi ky vend mbyllej në orën 14.
Albeu.com sjell bisedën:
Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…
Sulaj: ..hee.. për atë..
(Flasin duke ulur zërin..)
Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.
Sulaj: Janë preciz vlla
Seiti: Ai atje..në Prishtinë..ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.
Sulaj: I merr ai?
Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.
Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?
Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash..kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.
Sulaj: Po..
Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..
Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..
Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.
Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sicc i marrim ne…
E megjithatë ende nuk dihet nëse vendi që do të marrë paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.
Vlen të theksohet se shumicën e rasteve në aksionet e policisë droga e konfiskuar e ka pasur prejardhjen nga Shqipëria.

Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...
Izraeli dhe Irani mbyllin hapësirat ajrore, dalin fotot e pa...
Izraeli sulmon Iranin në koordinim me SHBA-në, shpall gjendj...
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë