U mendua se nuk do të kishte vend për të. Pati edhe “kërkesa” në rrjetet sociale që ai të ishte pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt. Kjo edhe u arrit dhe nga sot Gjergj Dedaj është pjesë e qeverisë.
Sikur edhe në të kaluarën, Dedaj do të jetë zëvendësministër. Kësaj here për të është rezervuar një zyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan lajmi.net.
Në një qeveri super të ngarkuar me mbi 50 zëvendësministra, sigurisht se edhe për Dedajn ka vend, sikur që pati edhe për Bujar Cakollin, i cili po ashtu sot u emërua zëvendësministër.
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë u emërua zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ai u shpreh shumë i lumtur për këtë.

Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së