Qeveria e Kosovës, sot do të shqyrtojë masat e reja anti-Covid, ku do të diskutohet mundësia për lejimin e mbajtjes së ahengjeve familjare në ambientet e mbyllura, raporton arbresh.info.
Për arbresh.info, lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.
Sogojeva tha se në takimin që kanë pasur me zëvendësministrin e Shëndetësisë Arsim Berisha dhe me shefin e kabinetit të ministrit Kujtim Salihu, kanë marrë premtim se kërkesat e tyre do të shqyrtohen.
Po ashtu ai tha se kanë marrë përgjegjësi që nuk do të lejojnë që askush nuk do të hyjë në ambientet ku organizohen ahengjet familjare pa qenë i vaksinuar.
“Ekziston mundësia që të lejohen, por ne kemi marrë një përgjegjësi mbi vete pasi asnjë person nuk do të hyjë në ambientet ku mbahen ahengjet pa qenë i vaksinuar”, tha Sogojeva për arbresh.info.
Që nga shtatori i vitit të kaluar në Kosovë janë mbyllur sallat e dasmave të natës dhe lokalet e mbrëmjes ndërsa gastronomia aktualisht është duke punuar deri në orën 21:00.
Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka konfirmuar se masat do të shqyrtohen sot.
Lehtësim të masave pritet të ketë edhe për qytetarët që hyjnë në Kosovë./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...