Ish-ministri i Transportit dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitiv me Covid19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Abdixhiku përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se është në vetizolim dhe po përcjell rekomandimet e institucioneve.
“Miq,
Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.
Ndryshe ditëve që lamë pas edhe disa deputetë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me Covid 19./arbresh.info/

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump