Në fundjavë kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi, e pasdite me bubullima. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm, mundësi edhe për rrebeshe shiu.
7.08.2020 – Edhe gjatë fundjavës mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ditën e shtunë ka gjasa që vende-vende reshjet të jenë më intenzive, të shoqëruara me breshër nëpër lokalitete të kufizuara.
Ditëve të para të javës së ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë. Orëve të pasdites mbetet mundësia për zhvillime të rrebesheve të shiut.
Indeksi i rrezeve UV ditëve të fundjavës përreth vlerave mesatare.
8.08 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
9.08 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
10.08 – Pjesërisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta. Pasdite mund të priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
11.08 – Më shumë diell dhe më ngrohtë. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
12.08 – Pjesërisht vranët me më shumë diell. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 25C deri në 29C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të lëvizë përreth vlerave normale.

Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...