Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës u ka rekomanduar banorëve të këtij shteti të mos udhëtojnë në Kosovë deri më 31 gusht 2020.
Përmes një njoftimi të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë thuhet se Kosova nga autoritete daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë COVID-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhet të futen në vetizolim për 14 ditë.
Gjithashtu u theksua se kalimi transit lejohet në Danimarkë.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës paralajmëron edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri me 31 gusht 2020.
Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë.
Kalimi Transit lejohet në Danimarkë.
https://www.facebook.com/consulate.copenhagen/posts/605399476846955
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...