Banorët e Piranës kanë nisur realizimin e vizionit për parkun e fshatit, nën udhëheqjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit, Skender Elshani. EC ka përkrahur banorët dhe këshillin e fshatit në vizionimin e zgjidhjes për parkun e fshatit, duke e prodhuar projektin e vizualizuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të vetë banorëve. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që kjo hapësirë publike të jetë në shfrytëzim të banorëve të fshatit.
Ky version i këtij propozimi është hartuar pas një numri të takimeve dhe shumë diskutimeve me kryesinë e fshatit si dhe grupet e ndryshme të komunitetit të fshatit. Në vizionin e hartuar bazuar në nevojat e banorëve të fshatit, ekspertët e involvuar kanë bërë të ditur se vizioni për parkun e fshatit propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e disa aktiviteteve si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë. Në kuadër të parkut, do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi, kënd të lojërave për fëmijë si dhe disa hapësira për të aktiviteteve të ndryshme.
Fazën e parë të punimeve sipas këtij vizioni të përbashkët (pastrimin dhe rrafshimin e hapësirës, mbushjen me dhe si dhe mbjelljen e barit) në mënyrë vullnetare ka nisur ta realizojë kryetari i fshatit, Skender Elshani, me përkrahjen e banorëve.
Për realizimin në tërësi të këtij vizioni, EC dhe kryetari i fshatit kanë dorëzuar kërkesë në komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike për pjesëmarrje financiare.
Vizioni i prezantuar për parkun e fshatit Piranë është i hapur për plotësime dhe EC mirëpret kontributin e akterëve tjerë, deri në finalizimin dhe realzimin e tij.
“Qytetet Gjithëpërfshirëse…” është projekt i EC, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje dhe fshatra të ndryshme të komunës së Prizrenit.

“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...