Marrëveshja një miliard eurosh e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë amerikane, Contour Global, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re do ta shpëtojë Kosovën nga ndotja e madhe e Kosovës A.
Pasi, sipas faqes angleze Energy Business Review, Kosova A është ndotësi më i madh i ambientit në Europë, njofton Klan Kosova.
“Kosova e Re do të jetë zëvendësim për Kosova A, e cila besohet të jetë burimi më i madh i ndotjes së ambientit në Europë”, thuhet, pos tjerash, në këtë shkrim.
Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.
Me komponentin e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës,
“Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike dhe njëkohësisht kontratë që garanton arritjen e maksimumit për institucionet dhe popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Termocentrali i ri do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023./Klan Kosova/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...