E tepron Zafir Berisha, thotë se s’ka më ofendim se të jetë Vjosa Osmani në pozitën e Presidentit

12:30 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është duke e konsideruar “ofendim” të shtetit të Kosovës faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate ka kërkuar që Kosova të shkoj në zgjedhje sepse sipas tij Vjosa Osmani nuk është e duhur për presidente, shkruan Arbresh.info.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e fundit Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre kishte marr mbi 100 mijë vota.

Ky është shkrimi i plotë pa ndërhyrjeje:

“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjendisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

 

 

Vjosa Osmani thotë se do ta shfuqizojë dekretin për emërimin konsull të djalit të Haxhi Shalës

Shpërndaje në rrjete sociale