E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

23:02 | 19 Mars 2026
E.H

Një person ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për Mitrovicën e Jugut.

27-vjeçari ndërroi jetë pasi është goditur nga vetura.

Zahiti shtoi se shoferi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor.

“Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha Zahiti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale