E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Podujevë

08:47 | 23 Mars 2026
E.H

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës M.G 68-vjeçare, e cila u plagos mbrëmë në Majac të Podujevës, raportojnë mediat vendore.

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës, A.Gashi dyshohet se privoi nga jeta një 45-vjeçar.

Sipas informacioneve, e dyshuara dhe viktima ishin në një lidhje, ndërsa në momentin e rëndë, mes tyre ka ndërhyrë 68-vjeçarja, e cila pësoi plagë të rënda, të cilave nuk mundi të iu bënte ballë.

E plagosur ka mbetur edhe e dyshuara.

LEXO EDHE:

Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tani

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe viktima dyshohet se ishin në lidhje

Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura

I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person rreth 45 vjeçar

Shpërndaje në rrjete sociale