Një rast i rëndë është raportuar në Suharekë, ku babai e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se djali është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, derisa nuk është bërë e ditur gjendja e tij shëndetësorë.
Pas rastit, është arrestuar prindi i tij i dyshuar, te i cili njësitet policore kanë konfiskuar armën me disa fishekë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.
“Suharekë 01.08.2026-19:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuar mashkull kosovar, e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar arma –pistoletë me pesë copë fishekë që dyshohet se është përdoruar në rast. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizreni, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Ndaj tij është hapur rasti për tri vepra penale, atë të dhunës në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...