“E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviçin”/ Rama: E kam dëgjuar bisedën, Nano ka kontribut për Kosovën

13:00 | 2 Nëntor 2025
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar lartë veprimtarinë e ish-kryeministrit, Fatos Nano.

Në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Rama tha se Fatos Nano ishte lider i pakonkurrueshëm dhe se lidershipi i tij ishte më shumë frymë.

Ndër të tjera, Rama tha se ka dëgjuar nga Nano për bisedën që kishte zhvilluar me kaspin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike”, tha Rama.

“PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit”, tha Rama.

LEXO EDHE:

Rama i jep lamtumirën e fundit Fatos Nanos: Doja të ishim në një nga ato darkat tona të rralla

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme