Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit dhe me acar të fortë. Më pas menjëherë pritet shtim i vranësirave, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore ose shqote.
Vonë pasdite, e sidomos në mbrëmje, pritet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë të shiut. Megjithatë, herë pas here nuk do të mungojnë lokalisht reshjet e përziera dimërore (shi i ngrirë, shqotë dhe borë). Në Rrafshin e Dukagjinit ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 17-58 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës, me minimale që do të lëvizin prej -11 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. /MeteoKosova/
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...