E pazakontë në Rahovec, vidhet një pllakë përkujtimore

09:23 | 28 Korrik 2026
H.E

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur nga persona të panjohur në Rahovec.

Rasti është raportuar më 27 korrik, ndërsa njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.

“Rahovec / 2026 – NN. Më 27.07.2026 njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se nga persona të panjohur, dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale