Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.
Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.
“Megjithatë, mosnjohja nga e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës. Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula i cili është edhe drejtor i Rud Petersen, trupit evropian të komunikimeve strategjike.
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...