Një person është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, derisa ajo ishte duke qarkulluar në trafikun rrugor në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, shkruan arbresh.info.
I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.
Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës