Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht nga paraburgimi.
Vendimi është marrë nga Gjykatësi i Vetëm i Dhomave të Specializuara, i cili në vendimet e 3 shkurtit 2026 ka vlerësuar se rrethanat kanë ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se vazhdimi i mbajtjes së tyre në paraburgim nuk ishte më i arsyeshëm dhe proporcional.
Sipas gjykatës, ndonëse ekziston ende një rrezik i kufizuar që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor, e drejta e tyre themelore për liri është vlerësuar si mbizotëruese ndaj këtyre rreziqeve.
Ndër arsyet kryesore për lirimin me kusht është përmendur fakti se koha e kaluar nga Smakaj dhe Fazliu në paraburgim tejkalon dënimin minimal të paraparë me ligj në rast të shpalljes së tyre fajtorë. Po ashtu, gjykata ka theksuar se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka përfunduar.
“Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Smakaj dhe z. Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit në qoftë se do të shpalleshin fajtorë. Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi i tentuar nga z. Smakaj ose z. Fazliu të mos zbulohet. Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ka rrezik që z. Fazliu dhe z. Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen. Z. Smakaj dhe z. Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tyre janë caktuar një numër kushtesh. Versionet e redaktuara publike të vendimeve për z. Smakaj dhe për z. Fazliu gjenden në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara”.
“Në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe me Kushtetutën e Kosovës, të akuzuarit mund të mbahen në paraburgim para shpalljes së fajësisë vetëm kur gjykatësit konstatojnë ekzistencën e rreziqeve që përligjin paraburgimin. Për çdo person të paraburgosur, gjykatësit rivlerësojnë çdo dy muaj nëse këto rreziqe ende ekzistojnë, nëse ato mund të trajtohen nëpërmjet masave alternative, dhe nëse vazhdimi i paraburgimit është ende i domosdoshëm dhe proporcional”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...