Ndonëse kishin konfirmuar pjesëmarrjen një ditë më parë, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, kryetari i KGJK-së Nehat Idrizi dhe ai i KPK-së Blerim Isufaj nuk kanë marrë pjesë në Komisionin për Legjislacion.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu e ka quajtur papërgjegjësi totale mungesën e ministrit dhe krerëve të KPK-së e KGJK-së në mbledhjen e komisionit, e të cilët e kishin konfirmuar pjesëmarrjen.
Ajo tha se grevistët nuk do ta ndërpresin grevën pa marrëveshje me shkrim, e cila do të sigurojë se do të realizohen kërkesat e tyre.
Ndërsa deputeti i PDK-së Hajdar Beqa u shpreh se i përkrahin kërkesat që janë të mundshme për grevistët.
Të vetmit që morën pjesë në komision ishin përfaqësuesit e këshillit grevist. Asllan Rusinovci nga Sindikata e Judikaturës ka thënë se kërkesa e tyre e parë është rritja e pagave prej 100 për qind. Ai tha se është bërë një ndasi e madhe dhe është e paarsyeshme kjo.
Ndërsa Sadri Llumnica nga Prokuroria e Apelit tha se situata është e rëndë e punëtorëve të administratës. Ai ka kërkuar nga deputetët që t’i përkrahin punëtorët, duke përdor autoritetin e tyre si përfaqësues të popullit.
Të gjithë deputetët kanë përkrahur kërkesat e grevistëve duke premtuar përkrahje për t’i realizuar ato.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK