Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, një qytetare ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi.
Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërshtatshme.
Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën e mitur. Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur vijon ta ofendojë.
Deri më tani nuk është njoftuar asnjë veprim nga policia e Kosovës, për këtë rast të rëndë.
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...