Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaji të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar.
“Më datën 13.10.2025, rreth orës 07:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, i pandehuri, me dashje, seriozisht kanos dhe më pas e sulmon fizikisht zyrtarin policor në lidhje me punën e tij zyrtare, të dëmtuarin Gj. H., në atë mënyrë që ditën kritike, derisa i pandehuri ndodhej në Motel “M.”, përballë vendit të ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe i dëmtuar ishte vëllai i tij, S. L., i revoltuar, derisa zyrtarët policorë ishin duke u marrë me rastin, i njëjti i afrohet zyrtarit policor Gj. H. dhe, duke bërtitur, e godet me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa gjatë intervenimit lëndime në dorë pëson edhe zyrtari policor I. R., me ç’rast të dëmtuarve u shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Sulmi ndaj personit zyrtar” e sanksionuar me nenin 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke iu shmangur procedurës, apo duke e përsëritur veprën penale.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 13 tetor dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...