Burri i rrahur nga gruaja në Prishtinë, gra të rrahura nga burrat nëpër komuna të ndryshme. Familjarë që ushtrojnë dhunë fizike e psiqike ndaj familjarëve të tjerë.
Këto janë rastet e dhunës në familje gjatë të dielës të raportuara në Policinë e Kosovës.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë- Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar ( bashkëshortja e tij). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Hajvali, 20.06.2021 ─ 07:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar (vëllai i ti). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Lipjan, 20.06.2021 ─ 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar të merr tretman mjekësorë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Viti, 20.06.2021 ─ 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Pejë, 20.06.2021 ─ 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë, 20.06.2021 ─ 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...