Një lajm i trishtë ka tronditur sot Mitrovicën.
Vajza e porsalindur Bora Azemi, ka vdekur disa ditë pasi u dërgua për shërim jashtë vendit.
Kjo u bë e ditur nga Besmiri, babai i foshnjes.
“Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që fillimisht u konsiderua e suksesshme, ajo u mbajt për 30 orë nën mbikëqyrje intensive me pjesën e zemrës të hapur. Fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe u shfaq gjakderdhje e brendshme, të cilën organizmi i saj nuk arriti ta përballojë. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, ajo u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe në zemrat tona. Ju falënderojmë për mbështetjen, lutjet dhe mirëkuptimin tuaj në këtë kohë të rëndë për familjen tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai njoftoi se ceremonia mortore do të bëhet nesër në kohën e drekës ora 12:00, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë me Drekë.
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...
Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll
Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mo...
Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së p...
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes ...
Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë