Është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.
Kështu ka bërë të ditur, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit”, shkroi ai.
Durmishi shton se falë punës së palodhshme të kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, tha Durmishi./Arbresh.info
Lexo edhe:
1 metër borë në Brezovicë, rekomandohet që sot të mos vizitohet qendra e skijimit
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...