Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj dje në Istog, shkruan Insajderi.
E njëjta dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.
Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet.
“Istog 10.06.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare në oborrin e shtëpisë së saj ishte gjetur pa shenja jete, dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njoftoj policia në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës