Policia e stacionit në Shtime ka arrestuar një 24 vjeçar në Carralevë të Shtimes pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri.
Sipas njoftimit, policia tek ai ka gjetur një armë, shkruan Arbresh.info.
“Policia e stacionit në Shtime me datën 15.09.2024 rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Carralevë të Shtimes, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: D.B ( M/K) i moshës 24 vjeçar, tek i cili është gjetur arma me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pistoletë).
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...