Policia e Kosovës dje në Mitrovicë ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet për veprat penale “vjedhje” dhe “hyrje në sistemet kompjuterike”.
“Arrestimi i të dyshuarit të moshës se mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 janar 2025, në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë, ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal nga ku kishte vjedhur pajisje teknologjike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se i është caktuara masa e ndalimit policor për 24 orë.
Ndërkaq në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që gjithashtu ishin vjedhur./Arbresh.info.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen