Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren nën dyshimin se kanë privuar kundërligjshëm nga liria një person.
Të dyshuarit F.Sh. (1998), A.Sh. (2001) dhe D.Sh. (2003) dyshohet se, me forcë, kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një pyll në një fshat të Prizrenit.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë të tipit EKOL, kalibër 9 mm, e cila do të përdoret si provë në gjykatë.
Pas arrestimit, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit.
“Gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë pistoletë e tipit EKOL e kalibrit 9 mm e cila do të përdoret si provë për Gjykatën.
Pas arrestimit të të dyshuarve viktimës i është ofruar tretman mjekësorë në qendrën emergjentë të Spitalit të Prizrenit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim pennal për veprat penale ‘’Privim kundërligjshëm i lirisë’’, ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armeve’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës