Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy persona në Novobërdë, përfshirë ish-drejtorin e Shëndetësisë, nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, ekziston dyshimi se kompania “AWA Sh.p.k” nuk i ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura fiktive se kinse i ka furnizuar të njëjtat.
Kështu pronari i kësaj kompanie është ndaluar nën dyshimin për “Falsifikim të dokumenteve”
Njoftimi i plotë:
Gjilan, 24 Dhjetor 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Gjilan, janë ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, i dyshuari me inicialet T.S. – ish drejtor i Shëndetësisë në komunën e Novobërdës dhe i dyshuari me inicialet A.R. – pronar i kompanisë ‘’AWA Sh.p.k’’, në Prishtinë.
Bazuar në hetimet e deritanishme, ekziston dyshimi se kompania e lartcekur nuk ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura fiktive se kinse i ka furnizuar të njëjtat.
I dyshuari T.S., me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa, i dyshuari A.R., dyshohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale. /arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...