Për herë të parë në Kosovë është kontrolluar cilësia e naftës. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka ndërmarr këtë aksion javën e kaluar me qëllim kontrollimi i cilësisë së naftës që hyn në Kosovë.
Ky aksion është zhvilluar për 24 orë, ku gjithsej 59 autobote të naftës janë ndaluar dhe janë marr mostrat.
E nga këto mostra të marra, rezultatet laboratorike të akredituara dhe të autorizuara nga MTI ka dalë që cilësia e 59 autoboteve me naftë të jetë konform parametrave të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për naftë.
Ministri Hasan në një intervistë për Indeksonline ka thënë se pavarësisht këtyre rezultateve ka dyshime, prandaj edhe do të zhvillojë inspektime tjera për të hequr çdo dyshim lidhur me cilësinë e naftës.
“Rezultatet janë bë nga dy laborator të akredituar nga Ministria e Tregtisë, të autorizuar se bashku me trupat inspektues edhe inspektoratin MTI-së, natyrisht ka qenë edhe Dogana e përfshirë. Rezultatet i kemi marr dhe kanë dal diçka që edhe për neve ka qenë pak e pabesueshme për shkak se të 59 autobotët kanë dal analizat konform legjislacionit, konform standardëve që i ka MTI. Ne këto analiza realisht kemi dyshime pasi 20 autobote të naftës kanë dal me densitet të njëjtë. Kjo na ka bërë që të dyshojmë” ka thënë Hasani.

Mirëpo, ai ka paralajmëruar inspektime të tjera të naftës që hyn në Kosovë dhe pikave të karburanteve të tregut të brendshëm.
“Mirëpo, ky nuk do të jetë aksion i fundit pasi ne kemi me vazhdu deri sa të sigurohemi që do të këtë import të naftës cilësor. Natyrisht nëse vërtetojmë që importi është në rregull ne do të veprojmë në tregun e brendshëm, do të ketë kontrolla edhe në pikat e karburanteve sepse është e mundur që të hy naftë cilësor nga importi, por brenda tregut të Kosovës me pas keqpërdorime nga pikat e karburanteve” ka thënë ministri Hasani.
Ky aksion është i pari i tillë që është ndërmarrë në Kosovë. Këtë vendim të ministrit Hasani e ka përkrahur Shoqata e Naftarëve.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës