Numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjensionin Kundër Korrupsionit, është 4498 zyrtarë të cilët marrin rrogë nga buxheti i Kosovës.
Por më shqetësuese paraqitet vërtetësia në deklarimet që kanë bërë zyrtarët e lartë shtetëror, sepse në shumicën e rasteve dyshimi ekziston te pasuria milionëshe e trashëguar nga familja.
Sa i përket këtij problemi të vërtetësisë se deklarimit të pasurisë, Drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit Afrim Atashi, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsionit e mbikëqyrë pasurinë e zyrtarëve te lartë publik, në bazë te formularit qe deklarohet në AKK.
“Po ashtu kontrolli bëhet duke u bazuar në listën e shortit por edhe në bazë te informatave tjera, dhe në rast qe nga kontrolli gjejmë mospërputhje në mes të të dhënave te deklaruara te cilat janë ne kundërshtim me rregullimin ligjor, paraqesim kallëzime penale në prokurorinë kompetente”, ka thënë Atashi.
Ai ka ka shpjeguar se për çdo deklaratë te dyshimtë apo në bazë te informative qe vijnë nga forma tjerat AKK, merr masat procedurale për vërtetimin e gjendjes se caktuar.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...