Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. R. për veprën penale: lëndim i rëndë trupor.
I akuzuari A. R. është shpallur fajtor, sepse me datë 16 nëntor 2016 rreth orës 18:30 minuta në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan, e lëndon rëndë të dëmtuarin Xh. H., duke e goditur pesë herë mbrapa kokës me sëpatë të vogël dore, kështu i shkakton disa të çara në kokë.
Për këtë vepër Gjykata Themelore e Gjilanit të akuzuarin e dënon me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...