Një fëmijë dy vjeçar ka rënë nga dritarja e një restoranti në Prizren.
Vogëlushi po trajtohet në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga rënia, mbrëmë gjatë kohës së iftarit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale në Prizren.
Ai tha se rasti është trajtuar si lëndim aksidental, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme.
“Rasti është trajtuar si lëndim aksidental. Gjatë kohës së iftarit ka ra dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha ai. /arbresh.info/
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën