Një djalë dy vjecar ka rënë në një pusetë në Mitrovicën e Jugut duke pësuar kështu lëndime trupore, raporton Policia e Kosovës.
Viktima është derguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-së dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Sipas Policisë, babi I viktimës është ankuar se një I dyshuar kishte kryer punime në rrjetin e kanalizimit dhe kishte lënë pusetën hapur (pa kapak).
Deri me tani, policia nuk është takuar me të dyshuarin dhe rasti është nën hetime.
“Tuneli i Parë, Mitrovicë Jugu 27.06.2023-19:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të një objekti kolektiv, një i dyshuar mashkull kosovar, kishte kryer punime në rrjetin e kanalizimit dhe kishte lënë një pusetë të hapur (pa kapak). Si pasojë e kësaj djali i ankuesit i moshës dy vjeçare kishte rënë në të dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi. Lidhur me rasti, deri me tani nuk është takuar i dyshuari. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin
KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite regjistrimi i një partie t...
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...