Një rast i gjuajtjes me armë është raportuar sonte rreth orës 21:20 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i ka thënë arbresh.info se shkëmbimi i zjarrit ka ardhur nga dy vetura në lëvizje.
Sipas tij, rasti është duke u trajtuar nga policia.
“Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi. /arbresh.info/
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...