Dy vëllezër kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Viti.
Rasti ka ndodhur dje në Viti derisa Policia kishte ndaluar një veturë Ford që drejtohej nga i dyshuari dhe tre bashkudhëtarë po ashtu të dyshuar.
Gjatë verifikimit zyrtarët policorë kanë konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet me urdhëresë të Gjykatës Themelore për vuajtje të dënimit prej 6 muajve.
Dy të dyshuarit (vëllezër) kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...