Dy persona kanë humbur betejën me virusin Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), bënë të ditur se brenda një ditë janë testuar mbi 2 mijë persona, prej të cilëve 344 kanë rezultuar pozitiv, shkruan arbresh.info.
Rastet e të vdekurve janë nga komuna e Skenderajt dhe ajo e Vitisë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”, bënë të ditur IKSHPK. /arbresh.info/
Njoftimi i plot:
230 TË SHËRUAR DHE 344 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit