Mëngjesin e së hënës ndodhi një grabitje e armatosur në Veternik të Prishtinës. Pas një shkëmbimi zjarri mes punonjësve të sigurimit dhe grabitësve, dy persona u plagosën – një nga secila palë.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, të shtrirë në mjekimin intenziv, raporton Arbresh.info.
Për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë detaje përmes një prononcimi për Arbresh.info, mjeku kujdestar i Klinikës Intenzive Betim Merdiu, duke thënë se gjendja e tyre vazhdon të jetë mjaft e rëndë.
Merdiu ka dhënë detaje se pacienti M.J. i komunitetit serb ka humbur veshkën e tij.
“Gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë shumë e rëndë, jane të intubuar, të kyqur në respitator, kanë lëndime me armë zjarri në kavitetin abdominal me lëndime të shumë organeve dhe pjesën e pasme të shpinës, si dhe lëndim në nivel të gjurit të djathtë. Të dy janë duke vazhduar tremanin edhe kirurgjik sipas indikacioneve, mbetet të përcillet gjendja shëndetesore në vazhdimësi”, thotë ai./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës