Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje të armatosur që ka ndodhur sonte pas orës 22:00 në “Rrugën B” në kryeqytet.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai, ka thënë se në këtë rast ka ndërhyrë policia e cila është detyruar të përdorë armët.
Si pasojë e këtij konfrontimi janë plagosur dy persona, njëri prej tyre kalimtar i rastit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente për mjekim.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, njëri nga të plagosurit është një kalimtare rasti.
“Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi. /arbresh.info/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...